Saturday, December 6, 2014

Shkarkohen krerët e...

Ankesat e shumta të mbërritura në adresë të ministrit të
Drejtësisë Nasip Naço, për disa kryetarë të hipotekave, kanë detyruar ministrin të ndërmarrë një vendim të menjëhershëm, duke shkarkuar drejtorët e Tiranës, Vlorës dhe Lushnjës. Vendimi për shkarkimin e tyre është marrë ditën e djeshme, duke larguar nga detyra tre drejtuesit pasi një lumë ankesash kishin mbërritur në adresë të ministrit. Konkretisht, në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive Vlorë është shkarkuar Ina Luçaj, në Tiranë, Andrea Mico dhe në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Lushnjës, Bledar Koçiu. Po ashtu mësohet se shumë shpejt do të bëhen me dije edhe emrat e zëvendësuesve të drejtuesve të larguar. Në ankesat e mbërritura në adresë të ministrit Naço, mësohet se zyrtarët e shkarkuar ishin përfshirë në një sërë veprimesh korruptive, ku kundrejt çdo dokumenti që lëshonin, kërkonin para. Këto ankesa të tilla dhe shumë të tjera, janë verifikuar me imtësi nga inspektorët e ministrisë së Drejtësisë, të cilët më pas duket se i kanë paraqitur një raport ministrit Nasip Naço, i cili menjëherë ka urdhëruar shkarkimin e Andrea Micos, Ina Luçaj dhe Bledar Koçiut. Sipas burimeve, tashmë ministria e Drejtësisë është duke ndjekur me shumë vëmendje çdo ankesë të mbëritur në adrresë të ministrit Naço, me qëllim uljen e rasteve të burokracive dhe korrupsionit në zyrat e rregjistrimit të pasurive të paluajtshme. Në “skaner” të inspektorëve të ministrisë së drejtësisë, janë vënë dhe zyrtarë të tjerë të hipotekës, duke përfshirë inxhinierë haratash dhe topografë, deri tek drejtorët e specialistët juridikë. Shumë nga këta persona kërkojnë para për të lëshuar dokumenta, që në fakt me ligj e kanë për detyrë tia japin qytetarëvë, që kanë një pasuri të rregjistruar në hipotekë. Por ndryshe se nga çfarë thotë ligji, qytetarët bien preh e burrokracisë së këtyre zyrtarëve, duke u detyruar të paguajnë shuma të konsiderueshme lekësh, në këmbim të marrjes së shërbimit që ata kërkojnë. Zyrat e hipotekës janë çerdhe të hapura korupsioni, ku shumë punonjës që hyjnë për të punuar i shikojnë si biznes për tu pasuruar dhe jo për të dhënë shërbimin që i ngarkon ligji.

No comments:

Post a Comment