Saturday, December 6, 2014

Super lajm per Liverpool.


Të hënën Liverpuli do të nisë fazën e parë të
zgjerimit të kapacitetit të stadiumit legjendar “Anfield Road”. Faza e parë e rikonstruksionit të impiantit 45 mijë vendesh parashikon shtimin e 8.500 stolave dhe dy niveleve që do t’i shtohen tribunës kryesore, duke e çuar kapacitetin në total në 53.500 vende.
Projekti, i cili është planifikuar prej dy vitesh, do të përfundojë përpara startit të sezonit 2016-’17. Kostot e rindërtimit do të jetë 75 milionë paund, ndërsa kapiteni Xherrard i tha faqes së klubit se është shumë i kënaqur tani që “Anfield” do të bëhet edhe më festiv dhe i zhurmshëm për kundërshtarët.

No comments:

Post a Comment