Friday, November 7, 2014

Vlorë: Favorizuan debitorin, procedim penal dy punonjës të OSHEE

Shefi i lidhjeve të energjisë elektrike dhe faturisti i OSHEE-së do të procedohen penalisht pasi favorizuan një debitor ndaj kompanisë. Në kuadër të aksionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike policia e Vlorës ka nisur procedim penal ndaj
ish-shefit të lidhjeve të energjisë elektrike si edhe faturistit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Përkatësisht, Kreshnik Drizën, 27 vjeç, banues në Vlorë me detyrë Ish-Shef i lidhjeve e kontratave dhe Ilir Nushi, 26 vjeç, banues në Vlorë me detyrë faturist i OSHEE. Të dy këta persona akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë lejuar shtetasin me iniciale P.I që të bëjë rilidhje të energjisë elektrike. Ndërkaq shtetasi me iniciale P.I pas hetimeve nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, rezulton se është debitor ndaj kësaj kompanie me një shumë prej rreth 8 milion lekë.

No comments:

Post a Comment