Friday, November 7, 2014

Tentojnë të vjedhin bankën, por kapen nga policia

2 persona të armatosur kanë tentuar të vjedhin një
bankë të nivelit të dytë por kanë rënë pre në prangat e policisë. Të maskuar me syze dhe kapele të zeza, grabitësit kanë hyrë në filialin e bankës dhe nën presionin e armëve kanë arritur të merrnin një shumë parash. Por, shumë shpejt ata kanë rënë në prangat e policisë. Sipas policisë autorët e tentativës së grabitjes janë dy shokët Skënder Lamaj, 28 vjeç nga fshati Trevllazër dhe Irakli Aliaj, 30 vjeç nga Vlora. Policia sekuestroi dy paruke dhe çantën e grabitësve në afërsi të bankës.

No comments:

Post a Comment