Friday, November 7, 2014

Tahiri: Nuk ka gjoba për jelekun dhe zjarrfikësen në makina

Ministri Tahiri në një status në faqen e tij zyrtare në Facebook ka publikuar të dhëna të aktivitetit policor për 400 ditë. Tahiri është shprehur se nga policia janë vënë zero gjoba për
jelekun e verdhë dhe për zjarrfikësen që supozohej se duheshin në makina. Kjo për arsyen sepse nuk e kërkon ligji, sipas ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Gjithashtu ministri ka publikuar statistika mbi kutinë e ndihmës së shpejtë. Tahiri ka deklaruar se qeverisja e kaluar ka vendosur rreth 2 000 gjoba për mungesën e kutisë së ndihmës së shpejtë në automjete nga muaji Janar deri në muajin Shtator në largimin e saj. Ndërkohë që qeveria e tanishme, sipas Tahirit ka vendosur 380 gjoba në 400 ditë.
“A e di se Janar-Shtator 2013, Policia ka vendosur 1.957 gjoba për kutinë e ndihmës së shpejt përkundër 380 gjobave gjatë këtyre 400 ditëve?”- shprehet Tahiri.

No comments:

Post a Comment