Monday, November 17, 2014
Vlore: Arrestohet biznesmeni...
Policia e Vlorës arrestoi një
shtetas egjiptian që ushtronte aktivitet biznesi në këtë qytet, i dyshuar për vjedhjen e energjisë elektrike. Mësohet se Tamer Abdi Fattaha Mursi, 42 vjeç, banues në Vlorë, me shtetësi egjiptiane, u arrestua në kushtet e flagrancës për shkak se gjatë kontrollit të sistemit të furnizimit me energji elektrike të fabrikës së prodhimit të çorapeve pronë e tij, rezultoi se kishte ndërhyrë në aparatin matës. Një ditë më parë, u arrestua në kushtet e flagrancës me të njëjtën akuzë edhe 52 vjeçari, Xhevair Xhelili, banues në fshatin Dukat, për shkak se kishte kryer një lidhje të paligjshme për të furnizuar me energji elektrike banesën e vet. Gjatë ditëve të fundit, grupet e OSHEE të mbështetura nga struktura të policisë, kanë intensifikuar punën për të evidentuar rastet e vjedhjes së energjisë elektrike.
Labels:
News
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

No comments:
Post a Comment