Monday, November 17, 2014

Parandalohet një tentativë per...



Një tentativë për të
transportuar drogë me gomone drejt Italisë është parandaluar mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. Delta Forcë, pas një prezenceje në det të hapur ka bërë të mundur kapjen e një gomoneje, e cila dyshohet se në bordin e saj kishte lëndë narkotike. Policia ka bërë të mundur arrestimin e 5 personave nga Dukati si të dyshuar në përfshirjen e trafikut të lëndëve narkotike. Policia nuk jep detaje të hollësishme, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për zbulimin e ndonjë rrjeti trafikantësh.

No comments:

Post a Comment