Sunday, November 16, 2014

22 banesa të rrezikuara nga rrëshqitjet e dheut te lagja ...



Reshjet e dendura të ditëve që lamë pas kanë evidentuar sërish zonat e rrezikuara nga erozioni në qytetin e Vlorës. Prej shumë vitesh e njohur për problemin e erozionit që rrezikon më shumë se 22 banesa është lagjia
“10 korriku”, e cila ende nuk ka njohur zgjidhjen që banorët e zonës shpresojnë Edhe këte vit rreshqitjet e dherave kanë bërë më të prekshëm rrezikun e shkeputjes së një masivi betoni në formën e një bunkeri që ndodhet mbi banesat e kësaj zone.  Problematika në këtë zonë pranohet edhe nga institucioni prefektit. Aktualisht institucioni i prefektit të qarkut ka ngritur grupet e punës duke u koordinuar edhe me njësitë vendore për përballimin dhe menaxhimin e situatave me efikasitet.

No comments:

Post a Comment