Thursday, November 20, 2014

Lena nuk e pohon “divorcin” me vlonjatët, është në pritje të...



Nijas Lena është i paqartë për të ardhmen e tij. Shqiptari nga Maqedonia u pezullua nga Flamurtari së bashku me një pjesë të lojtarëve, por që nuk u kthye më, për shkak edhe të situatës që ai kaloi, ku nga mërzitja, përfundoi i
dehur në spital. I kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, mesfushori nga Struga, ku gjendet aktualisht pranë familjes së tij, nuk ka pranuar të flasë shumë për këtë çështje. Mirëpo, ai la të kuptohej se ishte në pritje të një kontakti nga drejtuesit e klubit vlonjat, gjë që deri më tani ka munguar. “Aktualisht, gjendem në Maqedoni pranë familjes sime. Nuk kemi asgjë të re për momentin. Shpresoj që gjërat të rregullohen. Ju e dini se situata ku unë u përfshiva erdhi pasi e përjetova keq pezullimin. Unë e dua atë ekip, e dashuroj, i dua sportdashësit vlonjatë dhe i falënderoj për mbështetjen që më kanë dhënë gjatë gjithë kohës, në momente të mira, por edhe të këqija”, u shpreh Lena. Për t’u theksuar është fakti se mesfushori nuk është ende i qartë në lidhje me vazhdimin e tij te Flamurtari, por deri më tani nuk e pohon një “divorc” të mundshëm nga ky ekip. Lena me sa duket është në pritje të një telefonate nga drejtuesit e klubit të Flamurtarit. Por kjo situatë ende e pasqaruar, duket se ka ngjalluar edhe dëshirën e disa ekipeve të tjera të Superiores shqiptare, për të marrë shërbimet e mesfushorit. Nga sa mësohet, pranë burimeve afër lojtarit, Tirana është një ndër ekipet që ka kërkuar gjithnjë të marrë shërbimet e Lenës.

No comments:

Post a Comment