Wednesday, November 19, 2014

Vidhet nën kërcënimin e armës automjeti i ...



Vidhet nën kërcënimin e armës makina e ish-kryeprokurorit Dorjan Tafili. Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të vona të së martës. Në momentin e vjedhjes ka qënë i pranishëm i biri i ish-prokurorit i cili pasi është kërcënuar nga një person me maskë, është qëlluar me tytën e pistoletës në pjesën e qafës. Makina tip “Mercedes Benz” C Klas me targa AA 725 HD, u vodh në parking, në afërsi të banesës së ish-prokurorit Dorjan Tafili. Sipas burimeve, autori ka shtënë me armë në ajër për të trembur djalin, dhe më pas ka goditur atë me tytën e pistoletës. Mësohet se në maj të vitit 2013, ish-kryeprokurorit Tafili i është djegur një automjet pranë banesës së tij.   Gjatë marrjes në pyetje për ngjarjen Tafili shprehet: Më vodhën makinën më armë. Po e çonte çuni në parkim, kur i doli një person me maskë dhe më armë e gjuajti me qytë dhe i grabiti makinën. Uniformat blu të qytetit të Vlorës pas marrjes së informacionit, janë vënë menjëherë në lëvizje duke ngritur postblloqe në gjithë akset rrugore në kërkim të autorit.

No comments:

Post a Comment