Wednesday, November 19, 2014

Banorët: Ende s’është gjetur zgjidhje. Mungojnë hapësirat për ...

Mungesa e vendeve të lira në
varre është kthyer në një problem në disa qytete të vendit.
Në varrezat e qytetit të Vlorës prej vitesh po bëhet gjithnjë e më shumë e vështirë gjetja e një vendi të lirë. Kamera e televizionit “A1 Report” realizoi një vëzhgim në varrezat e qytetit në Babicë të vogël, teksa në pamje dallohej qarte mungesa e hapësirave të lira në këto varreza. Ky problem i ngritur më herët nga qytetarët vlonjatë nuk ka gjetur ende përgjigje në instancat përkatëse, përfaqësuesit e të cilave jashtë kamerës pohojnë së po punohet për gjetjen e një zgjidhjeje. Vetë qytetarët shprehen se ndërhyrja e instancave përkatëse duhet të jetë urgjente dhe efikase, ndërsa nuk kursejnë edhe akuzat për situatën aktuale. 

No comments:

Post a Comment