Thursday, November 20, 2014

Arrestohet 32-vjeçari, akuzohet për vepra të ...



Policia e Vlorës arrestoi të mërkurën një 32-vjeçar nga ky qytet, i cili dyshohet të ketë
kryer vepra të turpshme me të mitur. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, Dorian Dalipi, u prangos pas dyshimeve se, prej disa kohësh kryente vepra të turpshme me një të mitur. Policia nuk dha detaje të tjera rreth akuzës, por theksoi se aktualisht po hetohet rreth 32-vjeçarit, i cili në momentet e para ka mohuar akuzën. Mësohet se Dalipit i është komunikuar masa e arrestit, ndërkohë që i është bërë e ditur edhe akuza.

No comments:

Post a Comment