Sunday, December 7, 2014

Kapet në afërsi të Karaburunit...


VLORE – Një tjetër
breshkë detare ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Radhimës. Breshka ka qenë e përmasave të mëdha dhe është kapur në afërsi të gadishullit të Karaburunit. Sipas specialistëve ajo është e llojit “Karetta-Karetta”, mjaft e përhapur në detin Adriatik dhe atë Jon dhe një gjallesë globalisht e rrezikuar. Një prej pedagogëve të biologjisë në Vlorë, Idriz Haxhiu, që sëbashku me një grup studentësh kanë bërë dhe lëshimin e breshkës në det, shprehet se të gjithë duhet të sensibilizohen për mbrojtjen e këtyre gjallesava.

No comments:

Post a Comment