Monday, November 17, 2014

Vlorë-Prishtinë, marrëveshje për...



Tashmë mes Shqipërisë dhe Kosovës do të ketë edhe një marrëveshje për
vendosjen e monumenteve. Marrëveshja vjen në kuadër të 102-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, ndërsa është bërë mes qytetit të Vlorës dhe kryeqytetit kosovar, Prishtinës. Në Prishtinë do të vendoset shtatorja e Ismail Qemalit dhe në Vlorë do të vendoset shtatorja e Hasan Prishtinës. Delegacioni nga Vlora që kryesohej nga Bujar Leskaj ka takuar kryetarin e komunës së Prishtinës Shpend Ahmetin. Vendimet e marra gjatë këtij takimi janë konfirmuar nga Shpend Ahmeti në faqen e tij të Facebook. Shtatoret në Prishtinë e Vlorë do të vendosen për festën e Pavarësisë.

No comments:

Post a Comment