Saturday, November 8, 2014

Vlore, gjendet ne det trupi i pajete i nje 50-vjecari. Policia nis hetimet

Trupi i pajetë i një personi është vënë re nga disa qytetarë të Vlorës, ndërsa pluskonte në det. Pasi kanë vënë re trupin e pajetë, ata kanë njoftuar menjëherë forcat e policisë, të cilat nuk kanë vonuar të  
mbërrijnë në vendngjarje, bashkë me një autoambulancë, për transportimit e trupit. 
Pas nxjerrjes së trupit nga uji, policia bën me dije se kemi të bëjmë me një mashkull rreth 50 vjeç, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tij.
Mësohet se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e identitetit të personit të pajetë dhe shkaqet e vdekjes.

No comments:

Post a Comment