Arrestohet biznesmenia e hekurit në Vlorë, vidhte energjinë.
Një biznesmene 56 vjeçare në qytetin e Vlorës është arrestuar ditën e djeshme, pasi është kapur në flagrancë duke kryer vjedhje të energjisë elektrike në biznesin e saj që ushtronte aktivitetin e përpunimit të hekurit, duke shkaktuar një dëm që arrin në disa qindra miliona lekë. Burime nga policia e qytetit bregdetar bënë me dije se e arrestuara është Floreta Belaj dhe krahas saj është bërë arrestimi i 40- vjeçarit Jurgen Zenaj e 51-vjeçarit Skënder Osmëni, të dy banues në Vlorë dhe me detyrë faturist. Në kërkim është shpallur 44 vjeçarja V. B., banuese ne Fier me detyrë faturiste e energjisë elektrike për lagjen "Hajro Çakërri" në Vlorë, ku edhe ndodhet objekti që ka kryer vjedhjen. Arrestimi i Belaj është bërë pasi nga kontrolli i kryer ne objektin e firmës "Metal-Work" që ushtronte aktivitetin e përpunimit të hekurit dhe ku ndodheshin makineri të rënda industriale, është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, 3 fazore që prej vitit 2012. Dëmi ekonomik llogaritet në qindra miliona lekë.

No comments:
Post a Comment