Thursday, November 13, 2014

Vlora turistike, me mungesë totale të...

Vlora turistike, me mungesë totale të
sinjalistikës rrugore

Edhe pse një prej qyteteve më të mëdha në vend, Vlora renditet prej kohësh në listën e qyteteve në mungesë totale të sinjalistikës horizontale e vertikale. Mungesa e vijave të bardha, semaforëve që orientojnë trafikun, tabelave orientuese etj ngelen ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve e këmbësorëve, por edhe burim kryesor i shumë aksidenteve. Investimet e fundit në drejtim të sinjalistikës në qytetin bregdetar janë bërë rreth 15 vite më parë ndërsa vijezimet rifreskohen çdo prag sezoni turistik vetëm përgjatë bulevardit kryesorë e rrugës së Ujit të Ftohtë. Të rrezikuar më së shumti ndihen nxënësit e shkollave dhe të moshuarit. Vlora është pajisur me semafor në akset kryesore me një investim të vitit 1995, ndërsa në harkun kohor të disa muajve ata dolën jashtë funksionit.

No comments:

Post a Comment