Qosja: Fjalimi i Ramës ishte historik.
Akademiku kosovar Rexhep Qosja e konsideron historik fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Beograd. Për Qosen artikulimi i qarte i Rames ne prani te kryeministrit te Serbisë, Aleksandër Vuçiç ishte ajo qe shqiptaret e Kosovës e kane pritur ta degjojne prej vitesh.
Rexhep Qosja theksoi se: Ishte kjo nje vizite e dinjitetshme qe foli ne mënyrë te mrekullueshme për Shqipërinë dhe Shqiptaret. Shqiptaret jashtë Shqipërisë e kane quajtur gjithnjë nena Shqipëri. E tregoi pra ata qe ata e kane pritur gjithmonë prej Shqipërisë. Shqipëria tregoi interes për ta , tregoi kujdes per ta.
Ligjërata e Ramës i ngjante asaj të një politikani dhe intelektualit të shquar qe e nxjerr ate mbi palët si lideri i parë në Rajon – tha me tej Rexhep Qosja. Akademiku i njohur kosovar mori pjese ne aktivitetin “Kolonia e Arteve Figurative Peqin”, aktivitet i cili u organizua me mbështetjen e Institutit të Librit e Promocionit si dhe te deputetit të zonës Alfred Peza.

No comments:
Post a Comment