Friday, November 14, 2014
Perballe Shqiperise, Italia aktivizon...
Kundër Shqipërisë të martën më 18 nëntor, Italia do të nxjerrë në fushë vetëm ata futbollistë që
nuk kanë luajtur ndaj Kroacisë të dielën.
Këtë urdhër e ka marrë nga FIFA, e cila i ka kthyer përgjigje federatës vendëse, pasi kjo e fundit i kishte kërkuar leje, raporton Panorama Sport.
Sipas rregullores së institucionit më të lartë botëror të futbollit, nuk lejohet që një skuadër të zhvillojë dy ndeshje brenda tri ditëve, ndaj Federata italiane i ka kërkuar leje FIFA-s për miqësoren me Shqipërinë, duke qenë se të dielën luan ndaj Kroacisë për eliminatoret e “Euro 2016″.
FIFA i ka kthyer përgjigje pozitive, por me kushtin e panegociueshëm që futbollistët të cilët do të aktivizohen kundër Kroacisë, të mos luajnë asnjë minutë në miqësoren ndaj Shqipërisë.
Kusht që është pranuar pa rezerva nga Federata italiane. Në këtë mënyrë, pritet që pjesa dërrmuese e lojtarëve të jenë ata të stolit kundër Shqipërisë
Labels:
Sport
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

No comments:
Post a Comment