Monday, November 10, 2014

Mel B: Kam eksperimentuar me femra, por...

Artistja britanike Mel B ka zbuluar se ka eksperimentuar me femra për disa vite me radhë – por tani këtë periudhë e cilëson vetëm si një fazë.

Ish-pjesëtarja e “Spice Girl”, tani 39-vjeçe, ka qenë në lidhje me disa femra që kur u bë e famshme në vitet e ’90-ta, por tani thotë se është e kënaqur me
bashkëshortin e saj prej disa vitesh, Stephen Belafonte.

Në një paraqitje televizive, ajo foli për femrat heteroseksuale që janë bërë lesbike, dhe pranoi: “Po. Kam qenë njëra prej tyre për disa vite”.

Drejtuesi i emisionit, Alan Carr, insistoi që të merrte një përgjigje nga Mel B nëse ajo e konsideron veten si lesbike, ndërsa ajo tha: “Nuk do ta quaja ashtu. Isha një prej atyre femrave. Tani jam e martuar dhe e lumtur”.


No comments:

Post a Comment