Wednesday, November 12, 2014
Galaxy S6 revulucion në Samsung
Edhe pse ka më pak se një vit që Galaxy S5 ka dalë në treg, kanë filluar që tani thashethemet mbi telefonin e ardhshëm të Samsung-ut. Nëse skema e emërtimit do të vazhdojë, pajisja e ardhshme mund të quhet Galaxy S6, por më e rëndësishme është të dimë nëse do të jetë më i mirë se Galaxy S4 dhe Galaxy S5? Samsung ka premtuar se Galaxy S6 do të vijë me një
vizion krejt të ri.
Sammobile raporton, duke cituar burime anonime, se projektit të Galaxy S6 do t’i referohen si “Projekt Zero”. Pajisjeve të mëparshme si Galaxy S5 dhe Galaxy Note 4 u janë referuar si “Projekt K” dhe “Projekt T”. Raporti zbulon gjithashtu se Samsung Galaxy S6 mund të prezantohet në fillim të vitit 2015, dhe do të ketë dizajn krejtësisht të ndryshëm nga pajisjet e mëparshme. Samsung nuk do të bëjë më të njëjtin gabim që bëri me pajisjet e mëparshme, ku u kritikua më shumë për materialin e përdorur tek Galaxy S5
Labels:
Teknologji
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

No comments:
Post a Comment