Friday, November 14, 2014

Facebook, shërbim për eksplorimin e...



Facebook ka prezantuar një shërbim të ri për njohjen e vendeve të reja, të cilin e ka quajtur Places Directory dhe që lejon përdoruesit që të
kërkojnë për destinacionet më të mira nëpër qytete, në të gjithë botën.
Pasi të kërkoni për një qytezë ose qytet të veçantë, ju mund të zgjidhni ta zgjeroni hulumtimin tuaj për atë vend, sepse shërbimi i Facebook ju shfaq edhe restorante, hotele, bare, kafene, vende atraktive, muze dhe arte për të parë, si dhe argëtim, palestra, kinema, shkolla dhe universitete, teatro, supermarkete dhe monumente të ndryshme për atë vend, raporton Telegrafi.
Rezultatet e kërkimit tuaj janë renditur sipas vlerësimeve të përdoruesve, komentet e të cilëve shfaqen në ato vende, duke përfshirë edhe komentet dhe pëlqimet nga miqtë tuaj në rrjetin social.

No comments:

Post a Comment