Thursday, November 20, 2014

Ekipi vlonjat vijon përgatitjet anti-Vllazni



Pasi është vendosur që takimi i kupës me Veleçikun nuk do të luhej, Flamurtari ka zbritur dje në fushën stërvitore. Kuqezinjtë e kanë zhvilluar dje stërvitjen e radhës në
ambientet e stadiumit, ndërsa ka qenë një përgatitje me ngarkesë të plotë, nën drejtimin e stafit teknik me në krye italianin Ramela. Takimi i fundjavës është tepër i rëndësishëm për vlonjatët, pasi jo vetëm që luhet në transfertë, por u duhet që të gjejnë kthesën e madhe, pas disa javësh pa fitore. Pritet që në këtë takim kreu i pankinës vlonjate të ketë të gatshëm edhe Gilberton, ndërsa një mungesë e rëndësishme është ajo e Gelashvilit.

No comments:

Post a Comment