Të gjithë duan ta puthin Edi Ramën.
Edi Rama është shndërruar në Heroin më të ri të Kosovës, brenda pak minutash, për shkak se dje në Beogard i tha në sy Aleksandër Vucicit se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.
Sot atë e kanë pritur mijëra qytetarë gjatë rrugës së tij nga Presheva në Tiranë.
Në Prizren, ndërkaq, e ka pritur Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ku ka shtruar edhe drekë për të.
Në profilin e tij në Facebook, Hoxhaj postoi këto “fotografi intime”. Duket se tashmë të gjithë duan të jenë pranë Edi Ramës për të përfituar sadopak nga lavdia e tij e këtyre ditëve.

No comments:
Post a Comment