Wednesday, November 12, 2014

133 Njësi vendore kërkojnë...


133 Njësi vendore kërkojnë referendum

133 komuna e bashki  të drejtuara nga opozita kanë depozituar pranë KQZ  kërkesën për  referendume lokale kundër ndarjes së re territoriale e cila redukton numrin e njësive vendore nga 350 në 61. Me kërkesë të përfaqësuesve të PS, KQZ ka vendosur të shtyjë deri ditën e premte shqyrtimin e kërkesave.  Sipas kodit zgjedhor këto depozitime duhet të shqyrtohen brenda datës 21 nëntor. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste kërkoi me shume kohe për te verifikuar firmat dhe dokumentacionin e paraqitur. Sipas Kushtetutës dhe kodit zgjedhor organizimi i referendumeve lokale detyron që një komitet organizator me jo më pak se 15 persona të depozitojë kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ajo duhet të mbështetet nga jo më pak se 10% e zgjedhësve të komunës apo bashkisë. KQZ vetëm verifikon vërtetësinë e firmave dhe ia dërgon çështjen gjykatës kushtetuese e cila vendos nëse referendumi lokal bëhet apo jo.

No comments:

Post a Comment